Humbja me Çekinë, të ftuarit në “Studio Sport”: Luajtëm keq, nënvlerësuam kundërshtarin

4 days ago 25

Humbja e Shqipërisë përballë Çekisë mbrëmjen e së premtes ishte pika e parë e diskutimit në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus.

Të ftuarit në studio Skënder Gega, Saimir Patushi, Isli Hidi dhe Luan Pinari ishin të gjithë të një mendimi, një humbje që erdhi si pasojë e një ndeshjeje të nënvlerësuar.

Pjesë nga biseda:

Masha: Një koment për humbjen?

Gega: Nuk ishte ndeshje e mirë, varet si do reagojnë.

Pinari: Pak e prisja, por ishte një ditë jo për kombëtaren.

Patushi: Ne kemi që mbas Europianit që themi nuk është kombëtarja që kemi parë. Unë mendoj që kjo kombëtarja e kishte mendjen akoma te ajo 3-0, më kujton atë skeçin Fadil Hasës.

Hidi: Është një mendjemadhësi që nuk vlen. Nuk duhet të kishim nënvlerësuar kundërshtarin, ky ishte zhgënjimi më i madh. Është një humbje që dhemb më shumë për mënyrën se si humbëm.

Read Entire Article