Ilir Meta lë selinë dhe i bashkohet protestës së opozitës: Qeveri teknike!

1 week ago 43

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur nga selia e partisë së tij në ish-bllok për t’iu bashkuar protestueve demokratë.

Ditën e sotme, opozita na zbritur në shesh dhe po proteston pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji. Meta tha për gazetarët se qeveria është e frikësuar nga denocimet që i ka bërë opozita. Ai shtoi se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivave të vendosura nga opozita dhe deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Meta: PL e ka bërë të qartë me 5 prioritetet për 4 milionë plus qytetarë, mbështetje për familjet e reja, nënat sa i takon politikave të lindshmërisë dhe kujdesit për fëmijët dhe të gjitha lehtësive në këto raste. Vetë dënimi politik i Salianjit është tregues i tmerrit që ka kjo qeveri, nga denoncimet që kanë bërë deputetët opozitarë. Kjo është një qeveri policeske, një regjim policesk që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe është një regjim patronazhistësh. Këtu është djegur Kushtetuta.

I pyetur a i mungon bashkërrugëtarja e tij politike Monika Kryemadhi ditën e sotme, Meta tha: Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës së saj për t’i kthyer shqiptarëve lirinë.

Qeveria teknike, tha Meta, duhet të ishte bërë me kohë.

Përveç Metës, me PD në shesh do të jenë edhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule, ndërkohë që Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të marrin pjesë, pasi besojnë se kjo nuk është strategjia më e mirë kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article