“Importet nga Serbia po kërcënojnë produktet vendase”, eksperti i bujqësisë: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për tu ushqyer

9 months ago 14

Ashtu si në Europë, edhe fermerët tanë kanë nisur protestat për të kërkuar më shumë të drejta dhe financime për punën e tyre.

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka në një lidhje live me emisionin “7pa5” në Vizion Plus u shpreh se fermerët në Shqipëri janë të kërcënuar nga qeveria dhe nuk lejohen të protestojnë lirshëm.

Unë jam me fermerët dhe gjithmonë në dispozicion të tyre për ti ndihmuar me sa mundem. Fermerët tanë duhet të ishin të parët që duhet të ishin ngritur, por ndikoi edhe klima e ngritur në Europë. Fermerët në Europë duan të mbajnë të drejtat që kanë pasur ose edhe ti shtojnë. Diferenca është se ata janë më të organizuar, nuk janë nën presion, ndërsa tek ne janë të kundërtat. Këtu është një klimë trysnie nga ana e qeverisë. Niveli i demokracisë tonë nuk i lejon të mbrohen të drejtat e fermerëve”, tha Sharka.

Eksperti më tej tha se prodhimi vendas ka ngelur stok për shkak të produkteve që vijnë nga importi, e kryesisht nga Serbia. Sipas Shakrës, mostarifimi i produkteve që vijnë nga importi, ka ndikuar drejtpërdrejt në çmim, duke rënduar mbi konsumatorin.

Aktualisht ka stok të mollës në zonën e Korçës. Për shkak se ka hyrë mollë nga serbia, Polonia dhe Greqia u ka ngelur stok fermerëve të Korçës. Tregu është i mbizotëruar nga tregu i Serbisë dhe ne kemi kosto më të lartë prodhimi por të dështuar në konkurrencë. Ne nuk kemi një strategji dhe qeveria nuk na ka thënë a i intereson fermeri për garantimin e ushqimit apo jo?”, tha Sharka.

Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, eksperti shtoi shumë fermerë që janë braktisur nga qeveria jaë larguar nga vendi.

Fatkeqësia është se para 3 vitesh ne ishim me mijëra. Kërkesat e fermerëve minimalist nuk u zbatuan. Shumë fermerë kanë braktisur bujqësinë dhe investimet. Tek ne, fermerët tanë janë më të pambështeturit e rajonit, të pashpresë për të fituar të drejtat dhe padija e shoqërisë për ta mbështetur këtë sektor”, tha ai.

Eksperti shpjegoi edhe kuptimin e politikës agrare të përbashkët të BE, duke thënë u krijua nga shtetet e para që formuan Unionin. Sipas tij, tre ishin principet kryesore të kësaj politike; çmime të arsyeshme dhe ushqime të sigurta për konsumatorin, jetë e drejtë për fermerin dhe ruajtja e resurseve natyrore. Në bazë të kësaj, Sharka tha se Shqipëria është vendi i vetëm që shpenzon më shumë të ardhura për tu ushqyer.

Çmimi i shitjes nga fermeri nga ccmimi që ble konsumatori është 5-8 herë më i lartë. Ne jemi vende që paguajmë më shumë nga rroga jonë për tu ushqyer”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article