Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Berisha: Nuk pajtohemi me ndërhyrjet në çështjet e besimeve fetare

1 week ago 18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar per vizitën e presidentit turk në Tiranë dhe përurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Në një postim në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se inagurimi i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët myslimanë duke falenderuar Turqinë për ndihmën që dha për ndërtimin e saj.

Por lideri i opozitës e cilësoi të papranueshem faktin që komuniteti mysliman nuk është ftuar në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë.

“Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare. Ajo konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkelqëyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri,” ka theksuar kryetari i PD. /vizionplus.tv

Read Entire Article