Inaugurohet “Shtëpia Studio Agolli”, Veliaj: Nderojmë figurën e shkrimtarit të madh

4 days ago 15

Në 93-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, Bashkia e Tiranës inauguroi “Shtëpinë Studio Agolli”. Ky muze do të prezantojë historinë dhe kulturën materiale e shpirtërore të shkrimtarit, duke e bërë të njohur jetesën e tij për publikun, brenda dhe jashtë vendit.

“Jam vërtet i emocionuar sepse është një rikthim në një hapësirë për qytetin. Më shumë se shtëpia e tij, kjo ka qenë një zyrë pritje e popullit, aspak tradicionale. Njerëzit te Dritëroi shihnin një institucion. Ne të gjithë kemi ecur mbi supet e gjigantëve, prandaj jemi këtu sot. Pa supet e tyre, ne do kishim ngelur akoma një vend i shtypur, i izoluar. Ndaj, do të doja shumë që ky vend të ishte një oaz reflektimi. Sot familja e Dritëroit është gjithë Tirana, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, edhe të huajt që kanë një tërheqje për të njohur vendin tonë, nga ky turizëm i jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli, mes emocionesh  vlerësoi nismën për ndërtimin e muzeut.

“Gjithsesi, unë kam shumë besim se secili vizitor i këtij muzeu do të ketë eksperienca të paharrueshme dhe të pazëvendësueshme me asgjë tjetër, pasi ky nuk është një muze i thjeshtë. Aty nuk kuptohet vetëm historia dhe biografia, epoka e jetuar nga shkrimtari, por aty ndjehet dhe fryma e tij”, tha ajo.

Dritëro Agolli, poet dhe shkrimtar i njohur, la pas një krijimtari të gjerë, me vepra të përkthyera në shumë gjuhë të botës. /vizionplus.tv

Read Entire Article