“Inflacioni i ulët, por çmimet e shportës nuk përballohen”, ekspertja: Apartamentet do të shtrenjtohen

4 months ago 28
Reklamë

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova për të folur rreth inflacionit.

Edhe pse normat e inflacionit kanë qenë të qëndrueshme, ekspertja tha se çmimet e shportës ushqimore janë të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

Eriola Hoxha: Inflacioni është i ulët dhe ka qenë i ulët edhe gjatë kohës së krizave. Ne kemi një raport të zhdrejtë me normën bazë të inflacionit në vend. Jemi në një ekonomi me një normë inflacioni që është e qëndrueshme, por është alarmante që pavarësisht rritjes së pagave në administratë, indeksimit të pensioneve për buxhetet shqiptare, produktet bazë të shportës janë të papërballueshme. Një pjesë e madhe e të ardhurave tona shkojnë për produkte bazë të jetës. Pjesa më e madhe e portofolit të një familjeje me dy veta shkon vetëm për të jetuar në minimumin jetik të këtyre produkteve të shpotrës. Në bazë të aftësisë paguese mujore që kemi mund të përballojmë mirë vetëm të hamë dhe të jetojmë.

Sa i përket rritjes së çmimeve të apartamenteve dhe qirave, eskpertja tha se ndikon qarkullimi i parasë informale. Në gjykimin e saj çmimet do të vijojnë rritjen.

Eriola Hoxha: Rritja e çmimeve të apartamenteve dhe rritja e çmimeve të qirave ka një lidhje të drejtpërdrejtë. Tregu imobiliar ofron për qytetarët shqiptarë çmimet më të larta se vendet e Evropës që ofrojnë apartamente luksi. Kjo tregon një shtrembërim të raportit të të ardhurave me çmimet që ofrojnë ndërtuesit. Janë të pandashme nga njëra-tjetra blerja e një apartamenti dhe dhënia me qira. Nëse do rritet njëra do rritet dhe tjetra. Jam e bindur që jo vetëm nuk janë ulur çmimet por do vijojnë të rriten. Kjo ka të bëjë me një pjesë të tregut që është informal për shkak të qarkullimit të parasë që është informale. /vizionplus.tv

Read Entire Article