“Inkurajojmë SPAK-un”, Basha: Arkitekti i korrupsionit është Edi Rama

6 months ago 19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama është arkitekti i masakrave korruptive në vend.

Basha u shpreh se te gjitha ligjet të çojnë te Rama, teksa shtoi se PD inkurajon në punën e tij SPAK-un.

MESAZHI I BASHËS
Domethënë këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurajojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin. /vizionplus.tv

Read Entire Article