“Janë bërë si kartelet e mafias”, Basha pas deklaratës së Veliajt: Fundi i pandëshkueshmërisë dita e parë e demokracisë për shqiptarët

6 months ago 29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt, lidhur me arrestimet e ish-drejtorëve dhe drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Përmes një postimi në platformën X, Basha thotë se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Lexo edhe :

Related Posts

Basha: Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.

Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë…

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 6, 2024

Më herët, lidhur me deklaratat e Veliajt reagoi edhe nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi.

“Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët” tha Bardhi.

Read Entire Article