Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

1 month ago 41

Mesfushori luftarak, Klaus Gjasula ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen mesfushorit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, ku ka spikatur gjithmonë për grintën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pakursyer në çdo sfidë.

“Klaus Gjasula, pas ‘Euro2024’, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Gjasula, 34-vjeçar nga viti 2019 luajti 29 ndeshje për Shqipërinë, përfshirë edhe ndeshjen ndaj Kroacisë në Evropianin “Gjermania 2024”./vizionplus.tv

Read Entire Article