Kryeministri Rama mbërrin në aeroportin e Ankarasë! Pritet takimi me Erdogan dhe pjesëmarrja në Këshillin Strategjik të Nivelit të Lartë

8 months ago 14

Kryeministri Rama ka mbërritur në Ankara. Ai ka ndarë në rrjetet sociale momentin kur ka zbritur nga avioni.

Ai pritet të zhvillojë një takim me Erdogan dhe me Këshillin Strategjik të Nivelit të Lartë.

“Turqi, Ankara – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan Rama.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje  dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Top Channel

Read Entire Article