Kundërshtuan kontrollin e banesës, nuk kalohet në seancë kërkesa e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

9 months ago 27

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë kërkesën e Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha të cilët kundërshtuan kontrollin e banesës nga BKH gjatë marsit 2023.

Kontrolli i ushtruar mbas kërkesës së SPAK dhe aprovimit të gjykatës u mbajt jo vetëm fizikisht ndaj Erjola Hoxhës, por dhe një shtëpie në Hamallaj të Durrësit.

Në padinë e Ahmetaj kërkohej të shfuqizoheshin si të papajtueshëm me kushtetutën një vendim i 28 marsit 2024 i gjykatës dhe i Gjykatës së Lartë, pasi sipas GJKKO nuk kishte kompetencë për të ushtruar kontroll në shtëpinë e një deputeti pa autorizimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese shprehet në njoftim se vendimet e kontrollit të gjykatave sipas ligjit janë të paankimueshme. Gjykata Kushtetuese nuk vepron si Gjykatë e Shkallës së katërt thuhet më tej.

Interpretimi i vendimit të gjykatave të zakonshme nuk vihet në diskutim sipas kushtetueses përveç rasteve kur ai është arbritrat ose i paarsyeshëm thuhet më tej.

Gjykata kushtetuese vlerëson në vendim se interpretimi i ligjit nga Gjykata e Juridiksionit të zakonshëm nuk është arbritrat ose haptazi i paarsyeshëm që tu ketë cënuar kërkuesve të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv.

Top Channel

Read Entire Article