KURSI/ Euro dhe dollari “ngrijnë”, paundi britanik nis revanshin?

7 months ago 30
Reklamë

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka qenë mjaft “monoton” gjatë dy javëve të fundit, ndryshe nga lëvizjet e forta që e karakterizuan atë gjatë fundit të 2023 dhe fillimit të këtij viti.

Euro ka “ngecur” mes 103.70-103.80 lekë gjatë ditëve te fundit në raport me monedhën shqiptare duke gjetur kështu një stabilitet të ri, ndërkohë që leku paraqitet mjaft i fortë ndaj monedhës europiane ashtu edhe asaj amerikane dhe britanike.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhet sot me mesatarisht me 103.81 lekë.

Dollari amerikan ka qenë po ashtu stabël ndaj lekut, duke u këmbyer sot me mesatarisht me 95.37 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik është forcuar disi në raport me lekun gjatë ditëve të fundit duke u këmbyer me 121.34 lekë duke nisur kështu një rritje që po zgjat disa ditë. /vizionplus.tv

Read Entire Article