Lazimi në “Quo Vadis”: Këto janë sfidat me të cilat po përballet turizmi

5 months ago 29
Reklamë

“Turizmi në treg”, kjo ka qenë tema e diskutimit në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga pranvera Borakaj në Vizion Plus mbrëmjen e së mërkurës.

I ftuar në studio Majlind Laizimi, Drejtori Ekzekutiv i Horwath Htl Albania”, theksoi se shifrat e turistëve nuk janë problem, pasi ato pritet të jenë në rritje.

Sipas tij sfidat më të mëdha që përballet Shqipëria janë infrastruktura dhe burimet njerëzore.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Është turizmi një nga dy sektorët e ekonomisë shqiptare, a është bërë mjaftueshëm përpjekje për të patur një ofertë sa më të mirë turistike?

Lazimi: Qartazi besoj se biem dakord se nëse ka një sektor që pas pandemisë pati ringirtje ishte turizmi. Shqipëria mbetet një vend tërheqës. Qartazi dhe shifrat tregojnë se turimi ka patur rritje. Nuk duhet të jemi shumë euforik nga shifrat në vetvete. Numri i turistëve nuk do të jetë problem, por problematike mbetet oferta turistike. Sa jemi të gatshëm ne që turistët të jetë të kënaqur me ofertën që ofron sektori turistik. Thënë këtë unë besoj se kemi një panoramë pozitive. Ka disa sfida sistematike, duhet të jemi koshinetë që infrastruktura mbetet çështje e rëndësishme. Së dyti kapacitet njerëzore, pasi burimet njerëzoire nuk janë kaq të lehtë për t’i investuar. Një tjetër problamatikë mbetet emigracioni, pasi shumë të rinj largohen. Turizmi lidhet gjithashtu me bujqësinë,  që duhet bërë më shumë punë, që turistët të mos ushqehen me produkte importi, po ashtu dhe me sektorin blegtoral.

Read Entire Article