Marrëveshja me Italinë për pensionet, Senja: Sfidë është Greqia. Hado: Përfitimet kryesore për shtetasit shqiptarë

9 months ago 28

Më 6 shkurt, vendi ynë firmosi një marrëveshje historike me Italinë për njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore.

Të ftuar në emisionin “Quo Vadis”, të moderuar nga Pranvera Borakaj, Drejtor i Web-it në Vizion Plus, Emirjon Senja dhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado kanë përshëndetur marrëveshjen me Italinë.

Sipas Senjës, kjo është një arritje për vendin tonë, por sfidë është Greqia, shtet me të cilin Shqipëria ka pasur marrëdhënie të tensionuara së fundmi.

Senja: Vendi ynë ka arritur të bëjë një marëveshje me një qeveri të djathtë në Itali. Këto marrëveshje zakonisht nuk bëhen me qeveri të djathta, bëhen me qeveri të majta. Duhet parë se sa do zgjasë pjesa e implementimit dhe si do implementohet. Sfida është Greqia. Janë 700 mijë emigrantë, ku një pjesë e mirë e tyre nuk kanë qenë të deklaruar. Kjo është problematika, se sa mund të përfitojnë në Greqi dhe kur mund të kemi një marrëveshje të tillë me Greqinë.

Ndërsa zoti Hado tregoi cilat do të jenë përfitinmet kryesore për shqiptarët nga kjo marrëveshje, e cila u finalizua pas më shumë se 15 vitesh në tryezën e diskutimeve.

Hado: Përfitimi që kanë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje është që nuk do humbasin asnjë vit kontributiv as në Itali as në Shqipëri. Për shkak të bashkimit të periudhave kontributive do t’i plotësojnë kriteret për të përfituar një pension edhe në Shqipëri edhe në Itali. Shqiptarët përfitojnë nga ndryshimi ligjor që ka bërë Italia për sa i përket moshës së daljes në pension. Nëse mosha jote që ke plus vitet e sigurimit që ke bëjnë 103, nuk ka rëndësi sa vjet je, del në pension. Përfitimi i tretë është që nëse mendojnë të kalojnë pleqërinë në Itali ose në Shqipëri lejohet eksporti i pensionit. I gjithë dokumentacioni që kërkohet nuk do përkthehet, nuk do noterizohet. Çdo zyrë e sigurimeve shoqërore shqiptare kthehet në zyrë italiane dhe anasjelltas. Scili shtet do ta llogarisë pensionin sipas legjislacionit të vet. Në Shqipëri do marrësh sa të takon dhe në Itali sa të takon./vizionplus.tv 

Read Entire Article