Një djalë 5-vjeçar, i cili u mbyll nga nëna dhe gjyshja dhe u la vetëm për të paktën dy orë, u gjet nga policia që po hetonte një tjetër rast që përfshinte familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e komunës Lagada në Selanik dhe ka çuar në arrestimin e nënës 39-vjeçare dhe gjyshes 61-vjeçare të fëmijës. Dy gratë u referuan për t’u gjykuar në Gjykatën Penale njëanëtare të Selanikut të akuzuar për ekspozimin e një të mituri në rrezik.
Sipas asaj që u bë e ditur, nëna 39-vjeçare kishte shkuar në punë, ndërsa gjyshja u largua kur u njoftua nga bashkëshorti për një problem që i kishte lindur. Në këto rrethana ata kanë vendosur ta lënë vetëm në shtëpi djalin e mitur. 5-vjeçari u gjet rastësisht nga efektivët e policisë të cilët po hetonin një tjetër çështje penale për veprën e armëmbajtjes. /vizionplus.tv