Mediat britanike me “sytë” nga ligjet e ashpra gjermane, çfarë ndodh nëse ndeshja shkon në shtesë dhe Yamal është në fushë?

3 months ago 28

17-vjeç e një ditë, Lamine Yamal është adoleshenti që ka bërë botën të dashurohet mbas futbollit të tij në këtë kampionat Europian.

Ai vendosi një rekord të ri këtë turne, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kampionat Europian.

Por mosha përveç avantazheve të mëdha që i jep kombëtares spanjolle edhe e penalizon atë, dhe shkak janë ligjet gjermane.

Prestigjozja britanike “The Sun” shkruan se sipas ligjeve gjermane asnjë i ri nën 18-vjeç nuk mund të punojë të dielave pas orës 23:00, në rast të kundërt punëdhënësi do të duhet të paguajë një gjobë deri në 30 mijë euro.

Në kët rast britanikët shpresojnë që në rast se Angli-Spanjë do të shkojë pas orës 23:00, iberikët të ulin në stol talentin e tyre dhe të kursejnë 30 mijë euro.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article