Mediat italiane nuk kanë më asnjë dyshim se Ardian Ismajli është mbrojtësi më i mirë i Serie A. Ismajli ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave më të mëdha në Itali, Inter dhe Juventus.
Tuttomercatoweb shkruan se Ismajli është bërë shpesh shkak që skuadrat kundërshtare të ndërrojnë sulmuesin gjatë lojës, pasi përballë tij performojnë mjaft dobët.
“Deri tani në kampionat, Ardian Ismajli është mbrojtësi më i mirë në gjithë Serinë A”, kjo i referohet notave të dhëna nga media italiane për çdo ndeshje në këtë sezon, ndërsa i vetmi që e ndjek me të njëjtin hap është Di Marco i Interit.