“Minimumi jetik, i domosdoshëm”, eksperti: Indeksimi i qeverisë është qesharak, pensionistët nuk mbulojnë dot shpenzimet

7 months ago 26
Reklamë

Qeveria nuk po i mbështet sa duhet pensionistët dhe indeksi që bëri vitin e kaluar nuk mbulonte inflancionin e lartë. I këtij mendimi ka qenë eksperti i Sigurimeve Shoqërore Kujtim Hoxha, gjatë një interviste me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Sipas ekspertit, indeksimi i bërë deri më tani ka qenë qesharak.

“Në ligjin e vitit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë të rinj për indeksimin dhe 4.5 për bonusin e fundvitit. E përkthyer në terma individual është e barabartë me 480 lekë të vjetra, për mua qesharake.

Indeksimi nuk i përgjigjet inflacionit të një viti më parë. Në ligjin e Sigurimeve Shoqërore është parashikuar që të ketë një balancë mes të ardhurave dhe shpenzimeve”, tha Hoxha.

Eksperti i Sigurimeve Shoqërore shtoi më tej  indeksimi duhet të nisë që në muajin janar që përkon me fillimin e vitit dhe jo në mes ose fund të vitit.

“Qeveria duhet ta bëjë indeksimin në janar. Çmimet janë katastrofike, 2-3 herë më keq se pak vite më parë. Pesionistët jetojnë si mos më keq  nëse nuk do kishin ndihma nga personat e tjerë të familjes. Qeveria ka mundësinë ti ndihmojë pensionistët me buxhetin e shtetit që ka.

Nëse qeveria nxjerr minimumin jetik për qytetarët, që janë nën pensionet mesatarë, ku futen pensionistët që kanë pension të pjesshëm, qeveria tu dalë për zot”, shtoi ai.

Hoxha tha më tej se minimumi jetik është i domosdoshëm, ndërsa theksoi se FMN i ka vendosur disa detyra qeverisë shqiptare për të mbushur gropën që është krijuar mes të ardhurave dhe shpenzimeve, por që nuk janë përmbushur deri më tani.

“Minimumi jetik është i domosdoshëm. Në vitin 2013, FMN i ka vënë detyrë qeverisë shqiptare që të mbushë gropën e të ardhurave të shpenzimeve. Duke vënë detyra e mbështeti financiarisht për të përballuar jetën normale të qytetarëve. Por edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë, kjo gropë nuk është mbushur. Qeveria shqiptare nuk mund ti dalë më FMN dhe ti thotë më jep akoma kohë dhe me këto reforma të vazhdohet akoma nga sigurimet shoqërore. Në Shqipëri janë 74 lloj pensionesh

FMN i ka vënë detyrë sërish Shqipërisë dhe nuk e lejon që të ketë grop mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Është ngritur një ekip për problemet dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për ata që jetojnë jashtë vendit”, tha Hoxha.

Eksperti më tej tha se vjetërsitë e punës të një individi që ka punuar për disa vite në Shqipëri dhe më pas ka ikur në Itali, duhet të bashkohen në një kontribut të përbashkët dhe të marr një pension, për të mos i shkuar dëm asnjë periudhë kohore./vizionplus.tv

Read Entire Article