Mjek pa test specializimi/ Nuk do t’i nënshtrohen testimit në raundin e dytë, shkak vakancat në shërbimin shëndetësor

6 months ago 21
Reklamë

Mungesat e theksuara të mjekëve të familjes dhe mjekëve të urgjencës kanë detyruar Ministrinë Shëndetësisë të heqë testimin për studimet e specializuara për mjekë familjeje dhe mjekë urgjence, dy specialitete që nuk preferohen nga studentët e Mjekësisë.

“Do hiqet testi po në raundin e dytë”, tha Arben Gjata, rektor i Universitetit.

Nëse do të duan të përfitojnë  rritje page sikundër ndodhi një vit më parë më mjekët specialistë nga ku mjekët e familjes nuk përfituan  , atëherë do të duhet të kthehen në bankat e shkollës edhe ata  mjekë që prej vitesh ushtrojnë këtë profesion por nuk kanë diplomë specializimi

 “Të marrin këtë diplomën e specializimit dhe të përfitojnë rritjet që përfiton një mjek specialist”, tha Gjata.

Për studentët të cilët do të zgjedhin të specializohen si mjekë familjeje apo mjeke urgjence ka dhe incentiva lehtësuese  që ata mos të bëjnë vajtje ardhje në Tiranë.

“Praktikën ata ta bëjnë në vendin e punës ku janë  në spitalin bashkiak apo rajonal .dhe të vijnë të ndjekin leksione të grupuara në  universitet vetëm për teorinë”, tha Arben Gjata.

Top Channel

Read Entire Article