“Moody’s” vlerëson Shqipërinë, perspektiva ekonomike kalon nga e qëndrueshme, në pozitive

4 months ago 25
Reklamë

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, “Mooddy’s” i ka dhënë një tjetër notë pozitive ekonomisë shqiptare. Në rishikimin e fundit të datës 19 prill, agjencia e vlerëson perspektivën ekonomike, nga e “qëndrueshme”, në “pozitive”. Ky vlerësim pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal nga sa pritej.

Agjencia vëren se borxhi publik do të ulet në 56.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Rënia e këtij treguesi do të nxisë reformat fiskale, me synim rritjen e të ardhurave në buxhet. Periudha 2024 – 2025 pritet të jetë pozitive edhe si pasojë e bumit turistik dhe remitancave.

Investimet e huaja në turizëm dhe energji do të përmirësojnë produktivitetin dhe do të rrisin pjesëmarrjen në tregun e punës. Agjencia parashikon një rritje reale të ekonomisë këtë vit, në masën 3.5%. /vizionplus.tv

Read Entire Article