Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 6-8 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.