Kjo e hënë ka sjellë një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë. Era është me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e e dallgëve është në 7-8 ballë brenda në gji dhe 9-10 ballë jashtë tij dhe lartësi dallge 2.5 metra në gji dhe 3.5 jashtë gjirit.
Era e fortë jug-juglindje ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.
Ndërkohë që era e fortë ka shkaktuar ndërprje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh. Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e makinave. /vizionplus.tv