Ylli Agasi, 49 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi posedonte municion luftarak pa leje dhe vinte baste sportive me celular.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Ylli Agasi, posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.”
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u sekuestruan 773 fishekë luftarak.
Gjithashtu u sekuestrua edhe celulari i Agasit. /vizionplus.tv