Ndarja nga jeta e Kadaresë, Presidenca Franceze: Jetoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte

4 months ago 17

Mëngjesin e të hënës humbi jetën shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar dhe Presidenca Franceze ku ndër të tjera thotë se Kadare jetoi si njeri i lirë në një vend ku nuk ishte i tillë.

“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja. Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për të. Ai forcoi rezistencën e tij intelektuale”, ”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca./vizionplus.tv

Read Entire Article