“Ndiqni modelin Shqipëri-Itali”, Ursula von der Leyen: Duhen marrëveshje të ngjashme për emigrantët

2 days ago 12

Ministrat e 27 vendeve të Bashkimit Europian janë mbledhur këtë të martë në Bruksel në përgatitje të takimit të Këshillit të Evropës në qendër të të cilit do të jetë çështja e emigrantëve.

Paraprakisht, presidentja e komisionit, Ursula von der leyen u ka dërgua kryeqyteteve europiane një letër ku kërkon të shqyrtohen mundësitë për qendra të ngjashme emigrantësh si ajo e Shqipërisë me Italinë.

Lexo edhe :

Related Posts

”Ne duhet të vazhdojmë të eksplorojmë rrugët e mundshme për të ndjekur në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të riatdhesimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për riatdhesimet. Me nisjen e operacioneve të parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri do të mund të nxjerrim edhe mësime praktike”, tha von der Leyen.

Kjo kërkesë e von der Leyen është mes 10 pikave kryesore, që presidentja i kërkon secilit vend të bllokut për të përballuar sfidat dhe vështirësitë e çëashtjes së emigrantëve. Përshpejtimi i procedurave për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve dhe depërtimi i tyre në vendet e origjinës po shihet si një veprim që do të lehtësojë, kryesisht vendet më të prekura.

Ne do të kemi nevojë për një kuadër të ri ligjor për të rritur kapacitetin tonë për të vepruar. Komisioni do të paraqesë një propozim të ri që do të përcaktojë detyrimet e qarta të bashkëpunimit për të kthyerit dhe do të thjeshtojë në mënyrë efektive procesin e deportimit”, shtoi ajo.

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë, është kritikuar, kryesisht nga organizata dhe përfaqësues të të drejtave të njeriut por është parë edhe si model i mirë për tu ndjekur, nga vende që përballen më fluks të lartë refugjatësh, si Britania e Madhe apo Gjermania.

Anija e parë është nisur tashmë nga Italia për në vendin tonë dhe sapo të mbërrijnë, emigrantët e paligjshëm do të vazhdojnë procedurat në qendrat pritëse në Shëngjin sipas marrëveshjes së nënshkruar. /vizionplus.tv

Read Entire Article