“Në 6 tetor protestë kombëtare”, Berisha: Mosbindje civile deri në krijimin e një qeverie teknike

2 weeks ago 26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pasi deputeti Ervin Salianji u vetëdorëzua në polici.

Berisha tha se në 6 tetor do të ketë protestë kombëtare, teksa tha se synimi është një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Lexo edhe :

Related Posts

“Do të jetë pa diskutim protestë kombëtare. Së dyti do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë t’i përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafies Rama-Xhafaj dhe fillimit të betejës tonë e cila ishte 100% e programuar dhe e planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.

Ai theksoi se qëllimi do të arrihet nëpërmjet një sërë masash të mosbindjes civile.

“Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësinë manual të mosbindjes civile. Do përdoren të gjitha ato masa deri në realizimin e qëllimit të plotë: krijimin e qeverisë teknike”, u shpreh Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article