Negociatat e Rithemelimit me grupin e Bardhit për bashkimin, Noka: Presim të kthehet nga Amerika, Gjekmarkajn e kam mik, por…

9 months ago 11

“Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin”, kështu u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka në lidhje me situatën që ndodhet Partia Demokratike.

Ai shtoi se është në kontakt të vazhdieshëm me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, rreth përditësimeve më të fundit rreth partisë.

Noka shtoi më tej se presin që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka.

“E kuptoj shqetësimin, por ju them se është një shqetësim që nuk qëndron. Grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe ky bashkim është që në shtator. Grupi parlamentar i PD është i gjitihë në aksion dhe ky aksion as është ndaluar dhe as do ndalet.

Ka vetëm një moment që ne jemi duke e konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Pra ajo që kemi thënë vazhdimisht, fuzioni total në parti.

Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim tërësor. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Dhe sigurisht në këtë panik, Edi Rama mundohet të fusë pirueta duke keqinterpretuar apo duke tentuar të keqinterpretojë deklaratat e kolegëve.

Pra, zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do ndodhë, bashkimi do ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, me zotin Gjekmarkaj, të cilin e kam edhe mik.

Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin.

…Është e vërtetë që ne e kemi thënë se muaji janar do jetë muaji i bashkimit dhe ne jemi thuajse në përfundim të këtij procesi. Presim që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, deklaroi Noka.

Top Channel

Read Entire Article