”Ngacmime seksuale në vendin e punës nga drejtorët”, Katana: Si duhet të veprojmë

6 months ago 24

Instruktorja e ESD-së, Elona Katana, e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ka prekur një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ngacmimet në vendin e punës. Ajo deklaroi se shpesh vajzat bien pre e ngacmimeve seksuale në zyrat e punës nga persona me poste drejtuese. Edhe ngacmimet në transportin publik gjithashtu janë një fenomen shqetësues që kërkojnë të ngremë zërin dhe t’i denoncojmë.

Cili duhet të jetë reagimi i parë në një ambient pulbik siç mund të jetë edhe urbani i qytetit?

Lexo edhe :

Related Posts

Katana: Ne si popull duhet të ndërgjegjësohemi dhe më pas të reagojmë, por jo të tensionuar. Parimi kryesor është të bërtiturit. Në momentin që ne bërtasim në transportin publik, sjell dhe reagimin e prsonave të tjerë. Në momentin që ne duam të vendosim kufinj edhe toni i zërit është i rëndësishëm, njësoj siç është e rëndësishme gjuha e trupit.

Ngacmimet janë hasur si në transportin publik dhe në zyrat e punës. Nga dejtuesit dhe nga pozicione hierarkie goxha të rëndësishme. Ndoshta sulmohen, ngacmohen, por nuk dinë ta bëjnë dallimin në një vend pune.

Çfarë duhet të bëjnë vajzat?

Katana: Të jesh e bindur në atë që kërkon. Gjuha e trupit dhe toni i zërit. Ajo që do të shprehësh duhet të jetë 100% e plotë.

Çfarë ndodh përtej Tiranës?

Katana: Është një realitet dhe mentalitet tjetër. Të jesh vajzë është pak problem. Siç është në veri, gjithmonë në shoqërinë tonë kemi pasur kufijtë. Jo se ti je vajzë, jo se nuk të lejohet, nuk do dalësh, janë këto problematikat e tjera. Në veri hasen këto vështirësitë e të shprehurit apo të marrit mendimin e një vajzë. Bullizimi në ambientet e shkollës është goxha i lartë. Ne punojmë edhe me këtë pjesë./vizionplus.tv

Read Entire Article