Nis punën “Sterilizimi”, mbahet sot mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë

6 months ago 15

Pas miratimit të enjten në Kuvend të ngritjes së komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up-in, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi,  njoftoi mbledhjen e parë, që do të zhvillohet sot 25 mars, në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Komisioni hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe shërbimit publik të check-up në shëndetësi u miratua në Kuvend me 95 vota pro (71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese), një abstenim dhe asnjë kundër.

Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Ngritja e dy komisioneve hetimore, sterilizimi dhe trajtimi i të dhënave të sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe ‘Rithemelimit’ që riktheu normalitetin në Kuvend. /vizionplus.tv

Read Entire Article