Opozita bllokon “Shëndetësinë”, Vokshi përplaset me Ndrecën në komision

1 week ago 22

Për të dytën javë opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, përveç komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi së bashku me anëtarët demokratë të këtij komisioni, një pjesë e të cilëve janë të përjashtuar, kanë shkuar në 11 në mbledhjen e komisionit që u ngrit në marsin e këtij viti me kërkesë të PD duke bllokuar dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur PS.

Plarent Ndreca: Po më bën presion, po bëre presion s’të njoh fare. T’i bësh presion mazhorancës s’ka shance, më lini të flas.

Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge.

Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër

Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty te PS-ja këtë fjalor.

Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.

Replikat mes opozitës dhe PS vazhduan përreth 40 minuta derisa mazhoranca u largua nga mbledhja

Javën e kaluar opozita mungoi në mbledhjet e komisionit hetimor për koncesionet ne shëndetësi, por PS vazhdoi e vetme seancat dëgjimore me dëshmitarët për këto koncesionet./vizionplus.tv

Read Entire Article