“Opozita e kaloi vijën e kuqe”, Peleshi: Dhuna në Parlament e paprecedentë

1 week ago 19

Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi, opozita e kaloi vijën e kuqe me reagimin e saj.  Nga Korça, Peleshi theksoi se  nuk ndihet aspak mirë për përjashtimin e kolegëve demokrate.

Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brenda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e pa precedent, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake tek tjetra”, tha Peleshi.

Peleshi ka komentuar edhe aksionin opozitar që pritet të nisë të hënën.

“S’mund të komentoj cfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik nuk është një erezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje”, u shpreh ai. /vizionplus.tv

Pasditen e  të hënës opozita ka thirrur protestë kombëtare deri në mosbindje civile. /vizionplus.tv

Read Entire Article