Orban: Shqipëria meriton BE-në! Rama: Javën tjetër hyjmë në një fazë të re integrimi

6 days ago 19

Kryeminsitri Edi Rama vizitoi Hungarinë ku u prit nga homologuen tij Viktor Orban.

Nga Budapesti, gjatë deklaratës së përbashkët kryeministri Orban u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë në BE.

 “Shqipëria ka pritur shumë për këtë. Kam folur edhe në Strasburg. Ku ka më mirë që BE ti mirëpres vendet  e ballkanit perendimor se kështu qarkullon më mirë gjaku. Duhet të jetë pjesë e BE edhe tani, po fatkeqësisht po shohim pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar. Mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën  ardhshme do kemi konferencën ndër qeveritare ndërmes BE dhe Shqipërisë. Dhe do hapet grup kapitulli i parë dhe përgëzoj kryeministrin Rama. Herën e fundit kur kemi patur diskutime të tilla ka qenë kur ne kemi qenë në presidencë dhe Kroacia u bë vend anëtar. Hungaria kaq ndihmuar BE duke ofruar mbështetje financiare për vendet e BP. Nuk duhet të prisnin anëtarësimin për këtë gjë”, tha Viktor Orban.

 Për Edi Ramën, Hungaria ka bërë shumë për Shqipërinë.

 “Prandaj është kënaqësi që jam këtu dhe kam kënaqësinë që të shpreh mirënjohjen time të thellë nga zemra për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë, pra Presidenca e Këshillit të BE-së për ne, duke nxitur, duke bashkërenduar dhe duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me Bashkimin Europian, pra një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë, ne do të hyjmë në një fazë integrimi e cila është vërtetë e përparuar, e avancua”, tha kryeministri Rama.

Të dy kryeminsitrat u zotuan të shtrijnë më tej bashkpunimin bilateral mes vendeve.

“Kompanitë tona po ecin mirë në tregun e telekomunikacoinit. Do vijojmë marrëdhënien dypalëshe dhe do rrisim rolin tonë. Ju jam mirënjohës kryeministër”, deklaroi Orban.

 “Ne sot nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe e dyta në fushën e administratës publike .Ne gjithashtu folëm për investimet dhe i thashë kryeministrit që ne ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze, pra shoqëritë tregtare hungareze po investojnë”, tha kryeministri Rama.

Investimet hungareze në Shqipëri aktualisht janë në shfirën e 350 milionë eurove. /vizionplus.tv

Read Entire Article