Pak orë para funeralit, familjarët e Alexei Navalny kanë nisur të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës të opozitarit rus.
Ka qenë zëdhënësja e tij Kira Yarmysh ajo që tha se nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.
“Njerëz të panjohur po telefonojnë mortore dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha Yarmysh.
Funerali do të mbahet këtë të premte në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT).
Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara. Navalny dyshohet se është helmuar në burg, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për vdekjen e tij./vizionplus.tv