Parku ujor Drilon-Tushemisht, përurohet qendra e vizitorëve, Kumbaro: Më shumë turistë në zonat e mbrojtura

3 days ago 27

Ky sezon turistik ka pasur edhe një veçanti për shkak se ka një numër të rritur të frekuentimin të zonave të mbrojtura në vendin tonë.

Të dhënat flasin se nga janari deri në shtator janë 4.5 milion vizitorë që kanë parë nga afër këto zona. Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro ishte në parkun ujor të Drilon –Tushemisht në të cilin është ndërhyrë për rehabilitimin si dhe është hapur edhe një qendër e re për vizitorët.

“Më vjen shumë mirë që të tilla projekte përtej vështirësive dhe përtej paragjykimeve, janë projekte që forcojnë lidhjen midis njeriut dhe natyrës sepse janë pjesë e një mentaliteti të ri i cili edukon brezat me natyrën. Të tilla projekte kanë një vlerë edukimi shumë të madhe sepse duke i sjellë vizitorët jo në mënyrë të çorganizuar, duke i ftuar investitorët dhe banorët të bëhen pjesë e tij, në mënyrë të organizuar, me rregulla që respektojnë në radhë të parë ambientin, vazhdojmë atë traditë që na e kanë lënë natyrshëm të parët për ta ruajtur parkun natyror, por edhe për të përfituar të mirat, qoftë edhe shpirtërore që sjell për ekonominë lokale, por edhe për vizitorët”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Projekti i ri në këtë park lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonale, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri te burimet e Drilonit dhe në Tushemisht. Ndërhyrjet janë kryer duke mbrojtur mjedisin dhe biodervisitetin./vizionplus.tv

Read Entire Article