Edhe këtë të premte për shkak të grevës sërish do të ketë anulime fluturimesh. Të prekur janë kryesisht aeroportet në Drezden, Hanover, Dortmund, Weeze dhe Karlsruhe/Baden-Baden. Në grevë do të jetë personeli i sigurisë. Sindikata Verdi me grevën synon të ushtrojë presion ndaj punëdhënësve për raundin pasues të bisedimeve mbi kontratat e punës. Bisedimet janë planifikuar për 20 mars. Verdi kërkon paga më të larta ndër të tjera edhe suplement page për punonjësit që kanë funksione si dhe për orët shtesë të punës për rreth 25.000 të punësuar në këtë sektor.