Plagosja e 3 ushtarëve amerikanë, SHBA nis sulmet hakmarrëse në Irak

10 months ago 30

Plagosja e tre ushtarëve amerikanë në Irak ka ngjallur zemëratën e Shteteve të Bashkuara, që u përgjigjën me sulme hakmarrëse.

Ishte një sulm i vetëm me dronë nga militantë të lidhur me Iranin ai që solli plagosjen e ushtarëve në fjalë, njëri nga të cilët është në gjendje kritike. Incidenti u pa si një nga shenjat më të qartë deri tani të faktit që tensionet mes Izraelit dhe Hamasit rrezikojnë shtrirjen në rajon, duke i kthyer kështu në shënjestra edhe trupat amerikane në bazat e tyre ne Siri e Irak.

Grupet të lidhura me Republikën Islamike në të dyja këto vende i kundërvihen fushatës së Izraelit në Gaza dhe e konsiderojnë Amerikën pjesërisht përgjegjëse për këtë situatë. Me udhëzim të presidentit Joe Biden, ushtria amerikane u kundërpërgjigj me një seri sulmesh në Irak duke vrarë sipas gjasave, një numër luftëtarësh të milicsë Kataib Hezbollah e duke shkatërruar disa struktura të këtij grupi, thuhet ne një deklaratë të saj.

“Këto sulme kanë për qëllim t`i bëjnë të paguajnë elementet e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në goditjen e forcave të koalicionit në Irak dhe Siri, dhe të reduktojnë aftësinë e tyre për të vazhduar me mësymje të tilla. Ne do t`i mbrojmë gjithmonë e në cdo situatë forcat tona”, u shpreh kreu i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Michael Erik Kurilla.

Që prej masakrës së Hamasit në Izrael në 7 tetor, e cila nxiti dhe bombardimet shkatërruese të shtetit hebre në Gaza, milicitë e mbështetura nga Irani, kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri. Nga ana tjetër, Iranin që është mbështetësi kryesor i Hamasit, SHBA-ja e fajëson edhe për sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit kundër anijeve tregtare dhe atyre ushtarake në Detin e Kuq.

Top Channel

Read Entire Article