Policia ka dalë me njoftimin zyrtar për ngjarjen që u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në Krujë.
Sipas bluve, i plagosur ka mbetur 42-vjeçari me iniciale A.A, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë që autori, 52-vjeçari me iniciale I.K ende nuk është kapur dhe po vijon krehja e zonës.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv