Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit sot në Presidencë nga Presidenti iRepublikës, Bajram Begaj disa minuta pas përplasjes në hyrje të Parlamentit.
Duket se takimi i Presidentit Behaj me Kryeparlamentaren ka qenë i planifikuar më parë duke mos patur lidhje me çfarë po ndodhte në Kuvend.
Në një përgjigje ndaj interesit të gazetarëve, Kuvendi shpjegon se gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”. /vizionplus.tv