Protesta e 7 tetorit, Berisha: Beteja që nisim është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e mosbindjes civile masive

1 week ago 20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmejn e sotme është ndalur sërish te protesta e 7 tetoreit. Protesta, e cila është thirrur nga PD pas arrestimit të Ervin Salianjit, do të nisë në orën 18:00. Berisha tha se 7 tetori do të jetë dita e mosbindjes civile.

Berisha: Miqtë e mi, për Edi Ramën, në këtë moment që flasim gjëja më e tmerrshme është ora e cila me tik-takun e saj afron në çdo sekondë 7 tetorin, orën 18:00 të 7 tetorit, ditën e mosbindjes civile masive, ditën e triumfit të guximit qytetar, ditën e përballjes së madhe të vlerave të qytetarëve, trimërisë dhe guximit të tyre me krimin, drogën, antivlerat e regjimit të Edi Ramës.

Berisha theksoi se beteja që do të nisin është shansi  për tu përballur më atë që ai e quan regjim.

Berisha: Është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik. Farsa elektorale, mohimi i të drejtës së votës përmes farsës elektorale dhe persekutimi politik i kundërshtarëve janë dy shtylla kryesore mbi të cilat bazohen diktaturat, qofshin ato naziste, komuniste, teokratike apo diktatura e bandave siç është kjo e Tiranës.

Sipas tij, misioni i PD është rikthimi i votës së lirë dhë rikthimi i shteti ligjor në Shqipëri.

Berisha: Ndaj dhe PD në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike, nis ditën e hënë betejën e saj, betejën e shekullit, betejën e ekzistencës, betejën e triumfit, betejën e fitores. Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë. Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë./vizionplus.tv

Read Entire Article