Protesta e opozitës, demokratët e juglindjes nisen drejt kryeqytetit, asnjë pjesëmarrës nga bashkia e Pustecit

8 months ago 12

Sot në orën 17:30 opozita do të mblidhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku do të mbahet protesta e thirrur prej tyre.

Ky do të jetë tubimi i parë kur ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm në shesh, për shkak se ndaj tij është dhënë masa e “arrestit në shtëpi”, por ai do të flasë para protestuesve përmes teknologjisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq, 1467 demokratë nga juglindja e vendit janë nisur drejt kryeqytetit për t’u bërë pjesë e protestës së madhe të thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

Numrin më të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë të nisur drejt Tiranës e ka Korça me 700 dhe numrin më të vogël Kolonja me vetëm 17 simpatizantë.

Nga ana tjetër nga Pogradeci janë nisur 300 demokratë, nga Devolli 250 dhe nga MAliqi 200  simpatizantë, të cilët do të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Të dhënat janë bërë me dije nga kryetarët e degëve përkatëse të qarkut të Korçës.

Ajo çfarë bën përshtypje është fakti se nga Bashkia e Pustecit nuk ka udhëtuar drejt kryeqytetit për t’u bërë pjesë e protestës nga selia blu./vizionplus.tv

Read Entire Article