PS ndez motorrët për zgjedhjet e 2025-ës, Veliaj dhe Spiropali në Rrogozhinë: Ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat

2 weeks ago 30

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Nga takimi me strukturat socialiste të Rrogozhinës, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo forcë është gati ta thellojë fitoren në 2025-ën.

“Vjeshta të na gjejë me energji të reja, me një skuadër që është gati për të ndezur motorrët dhe për të fituar si asnjëherë më parë në 2025. Pikërisht sepse e quajmë fitoren e fundit si bazën për t’u ngjitur më lart, për fitoren e radhës, prandaj dalim fitimtarë dhe prandaj shpërblehemi në çdo palë zgjedhje. Kjo është diferenca. Nëse dalim me skenarin e një skuadre të super mobilizuar, me ide shumë të qarta pse ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat, dhe nëse të gjitha mësimet e së kaluarës i kemi mësime, nuk na pengon asgjë që këtë diferencë me 60 mijë vota në Tiranë, plus 12 mijë në Kamëz, plus Vorën dhe Rrogozhinën, ta çojmë në një diferencë me 100 mijë vota ndaj kundërshtarëve tanë. Jo se kemi inat ata, ne nuk i kemi as inat, as zili ata, se nuk kemi zili të ngujohemi nëpër ballkone me njerëz non grata nga BE dhe SHBA. Ne nuk e bëjmë për t’i treguar vendin atyre. Ne e bëjmë për të çuar në vend ambiciet, aspiratat dhe synimet tona, që janë Shqipëria në BE, që janë rritja e qenësishme e pensioneve dhe rrogave, dhe që është një Shqipëri më e sigurt, më e arsimuar, më e shëndetshme dhe me bumin turistik”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se në këto tre mandate janë bërë shumë punë të mira, por ka ende për t’u bërë.

Këto 3 mandate kemi bërë shumë. Pothuajse çdo gjë ka ndryshuar. Shkollat nuk janë më siç kanë qenë. Shkollat e reja që janë bërë në Rrogozhinë, në Tiranë, në të gjithë Republikën e Shqipërisë, janë realitet krejt tjetër. Spitalet nuk janë më ato që kanë qenë. Sot siguria nuk është më ajo që ka qenë. Sot kur vijnë turistët, gjëja e parë që thonë është që Shqipëria është një vend i sigurt. Ju kujtohet ajo kohë kur grave iu merrnin çantat dhe varëset nga qafa? Ju kujtohet koha e 97-98? Ju kujtohen gjithë historitë e tranzicionit, kur qeverisnin ata, Gërdeci dhe 21 janari? Por, kanë mbetur edhe disa gjëra. Ka mbetur që Shqipëria më në fund të futet në BE dhe ky do të jetë mandati ku Shqipëria, PS, kryeministri Rama, qeveria jonë, shumica jonë, më në fund amanetin e të parëve tanë, për ta çuar Shqipërinë në BE, do ta bëjë realitet”, deklaroi Veliaj.

Read Entire Article