Gjykata e Tiranës aprovoi pushimin e hetimeve ndaj disa mjekëve të cilët u denoncuan nga motra e një 26-vjeçareje që humbi jetën nga COVID-i dy vite më parë, por që u kuptua se kishte qenë prekur nga virusi mbas vdekjes së saj.
Klitjana Zarka kërkoi prej 2021 hetime mbi protokollin e poliklinikës dhe spitaleve duke dorëzuar një kallzim për neglizhencë mjekësore. Argument i denoncueses ishte se mjekët nuk e diagnistikuan në kohë të motrën për të zbuluar nëse ishte apo jo e prekur nga COVID-i, Arjeta Zarka, e cila ndërroi jetë në spital në moshën 26-vjeçare.
Prokuroria tha se Arjeta Zarka shfaqi shetësimin e parë shëndetësor në 16 gusht 2021, mbas një infeksioni në dhëmballë. Të dyja motrat u paraqitën tek një dentiste në Kombinat që i kishte dhënë antibiotikë.
Nga ky moment dhe në vazhdim Arjeta e ndjerë nën shoqërinë e motrës që e transportonte me makinë private kërkoi ndihmë por nuk gjet se nga çfarë vuante ajo.
Rrëfimi i të motrës në prokurori tregonte se si dy të rejat nuk u morën seriozisht ndonëse sipas saj e ndjera vazhdimisht ankohej për mungesë fuqie, humbje të vetdijes dhe dhimbje stomaku.
Gjatë këtyre përpjekjeve e reja u asistua për 11 ditë me serum, ndërkohë që siç tregon e motra ditën e fundit të jetës ju vendos oksigjen.
Por prokuroria që kreu ekspertizën mbas vdekjes së vajzës ju referohet të dhënave të shendetit publik që ka konmfirmuar se Arjeta ishte prekur nga COVID-i dhe me gjithë ndihmën infeksioni viral përparoi duke sjellë pasojën.
Prokuroria e Tiranë shton se nuk mund të konstatohet neglizhencë për medikamentet që u përdorën dhe se nuk janë veprimet e profesionistëve shëndetësorë që sollën pasojën.
Megjithatë në dosje bazuar në rrëfimin e të motrës përmdendet se si në momentet e fundit kur gjendja e 26-vjeçares u përkeqësua, mjekët e kishin pyetur familjes se mos viktima vuante nga depresioni dhe se mos kishte konsumuar ilaçe tensioni. Pritet që vendimi të apelohet në gjykatë dhe të kundërshtohet mbyllja e hetimeve.
Top Channel