Regjisori Robert Budina ka zbuluar në ”Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, një bisedë që kish patur me babain e tij që dikur kishte qenë partizan.
Budina tregoi se në vitet e fundit të diktaturës babai i kishte kërkuar falje për atë që ai dhe shokët e tij i kishin bërë Shqipërisë ndër vite.
Sipas Budinës edhe pse babai i tij dhe shokët e tij luftuan për ideal, ajo që erdhi më vonë ishte shkatërrim për vendin.
Pjesë nga biseda:
Budina: Im atë ishte një njeri që më ka lënë shumë të lirë. Ai ka vendosur shumë në autoritetin tim si njeri. Nuk më ka censuruar kurrë, edhe kur kam gabuar më ka thënë që ti ke mundësi që ta rregullosh. Në fillim të viteteve 80-të ai ka qenë oficer i lartë i ushtrisë shqiptare, ka qenë dhe partizan, ka studiuar në Moskë, e pyeta pse e shkatërruar Shqipërinë e solët në këtë gjendje? Më tha kishim ca ideale, më fal kemi gabuar. Që nga ajo ditë hoqa dorë nga qarjet daj prindërve, mendova që në këtë realitet duhet t’i dal për zot vetes pa qajr siç mund të bënin shumica. Më ka ndihmuar shumë sinqeriteti i tim ati. Edhe kur filluam epokën e demokracisë më ka mbështetur fuqimisht duke besuar që po bëja gjënë e duhur, ashtu sikurse ata besuan se do të vinte ndryshimi kur lufutan, dhe më tha të takon ty të ndreqësh gabimet tona. /Vizionplus.tv/