Mbi 200 palestinezë mbetën të vrarë në operacionin ushtarak izraelit për shpëtimin e katër pengjeve të 7 tetorit në rripin e gazës.
Autortieti palestinez dhe dëshmitarët e kanë përshkruar operaconin e shpëtimit të pengjeve, një nga më të përgjakshmit që prej nisjes së konfliktit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se përplasja me anëtarët e hamasit u zhvillua në gazën qëndrore, në një lagje rezidenciale ku po mbaheshin pengjet.
Ai bëri të ditur se 4 izraelitët e rrëmbyer në 7 tetor po mbaheshin në dy vendodhje të ndryshme ku u ndërhy nga ajri dhe nga toka. Sipas tij ishin rreth 100 viktima palestinezë por nuk dha detaje nëse bëhej fjalë për civilë apo për anëtarë të hamasit.
E ndërsa izraelitët festonin lirimin e pengjeve ndërkombëtarët kanë dënuar masakrën që ushtria ka shkaktuar.
Kryediplomati europian josep Borrel i cilësoi zhvillimet në gaza si të tmerrshme ndërsa bëri thirrje që gjakderdhja të ndalet menjëherë. AI kërkoi gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve dhe pranimin e propozimit tre pikësh të presidentit Biden. /vizionplus.tv