Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.
Gjatë punimeve të Samitit, liderët kanë zhvilluar edhe një foto familjare.
Kreu i qeverisë Edi Rama është në krah të Kurtit, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Krah Xhaferit qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu pjesë e Samitit ka qenë Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretari Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. /vizionplus.tv