Rama nuk ndal batutat dhe as kritikat: Pas çiftëzimeve me detyrim, Shqipëria po martohet me atë që do, Bullgaria gaboi me RMV

2 days ago 21

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat as në Luksemburg, ku deklaroi se Shqipëria pas shumë çiftëzimeve të detyruara më në fund po martohet me atë që do, Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është “martuar” me Kinën apo ish-Bashkimin Sovjetik, por në fund e gjeti rrugën e duhur.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë, na bënë bashkë me osmanët, italianët, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinin, ish-Bashkimin Sovjetik, Mao Ce Dun në Kinë, pra të gjitha këto çiftime kuptuam që nuk duam të bëheshim çift me detyrim. Donim të gjenim lumturinë tonë me të vetmin çift që është Shqipëria dhe BE,”. tha ai.

Rama theksoi se në këtë rrugëtim të ndarë me Maqedoninë e Veriut janë përballur me shumë sfida, por teksa rrugët shkëputen, kryeminstri shprehu keqardhje.

“Na vjen keq që vëllezërit tanë të RMV ende nuk janë në këtë pjesë të procesit edhe pse janë mes të parëve që e kanë nisur këtë proces”, theksoi ai.

Megjithatë, Rama theksoi se mban të njëjtin qëndrim ndaj Bullgarisë, e cila sipas tij nuk duhet të lejojë që historia të ndikojë këtë proces të Maqedonisë së Veriut, e cila në emër të kësaj ecurie ndryshoi edhe emrin./vizionplus.tv

Read Entire Article