Rama reagon për protestën e PD, kryeministri vlerëson tubimin për armët kimike dhe studentët: Opozita, vetëm luftë për pushtet

5 days ago 19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën e opozitës më datë 7 tetor në Tiranë. Gjatë podcastit “Flasim” me pilotin Gentjan Shaqiri kryeministri Rama u shpreh se këto lëvizje janë interesa për pushtet dhe jo protesta.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri,  kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka njohur vetëm dy protesta të mirëfillta.

“Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë”, tha Rama.

Protesta e Partisë Demokratike më datë 7 tetor degradoi në dëmtime dhe shkatërrime të pronës publikee, përfshirë stacionet e  autobusave apo djegien e koshave të mbeturinave./vizionplus.tv

Read Entire Article