Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron që ky muaj i tyre i shenjtë të sjellë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë
Lexo edhe :
Related Posts
Postimi i kryeministrit Rama:
Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve
Ramazan të paqtë e bujar! /vizionplus.tv