Kryeministri Edi Rama dhe ai i Hungarisë Viktor Orban mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat pas përfundimit të Komitetit Politik Europian që u mbajt sot në Budapest.
Në fjalën e tij kryeministri Rama vlerësoi takimin e bërë në KPE, dhe theksoi se shpreson që edhe në Tiranë një takim i tillë të jetë po kaq i mrekullueshëm sa ky i Budapestit.
Rama: Shqipja është një gjuhë parajse duhet një përjetësi për ta mësuar. Por ndërkohë është edhe purgator sepse është një përjetësi që të marrësh vesh nëse përjeton ferrin apo parajsën. Prandaj po flas anglisht, që pastaj përkthyesi mos fajësohet prej meje. Ka qenë një ditë shumë e veçantë sepse ky është një kryeqytet mjaft i bukur, sepse kemi patur dhe shansin për bashkëbisedimet me kryeministrin. Ka qenë shumë speciale ta shohësh të gjithë Europën të mblidhet në këtë vend kaq piktoresk. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të bërë takimin e ardhshëm të KPE-së po kaq të susksesshëm sa ky. Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE-në ishte i paimagjinueshëm. Natyrisht Vladimir Putin është një prej tyre pasi zgjoi fort BE-në. Më duhet tu them se në këtë forum sëbashku me atë se çfarë po ndodh me Komisionin Europian, me planin e ri të rritjes është diçka shumë inkurajuese. Ashtu siç e thkesoi edhe Viktori ka një energji të veçantë edhe ka një gjë të veçantë që ndryshe nga forumet e tjera kur kushdo thotë atë që mendon, ky është një vend ku ka një shkëmbim shumë të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie për të prekur dhe tema të tjera. Duam të falenderojmë bashkërisht Manuel Macron sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur nëj format të tillë, që është një vizion i vjetër francez, në kërkimin e përhershëm për pare të Abatit të Shën Pjetrit, është diçka që vërtetë është e dobishme, por jo vetëm kaq, ishte e qartë që na duhet të punojmë sëbashku për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik. Ne jemi në bisedime për anëtarësim, dhe shpresoj që do të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade.