Ramadani më i miri në Serie A për rikuperimin e topave

1 week ago 28

Ylber Ramadani është padiskutim një nga mesfushorët më të mirë në Serie A, dhe këtë e thonë më së miri dhe statistikat.

Ramadani është lider ën kampionat në pozicionin ku luan, pasi ëhstë futbollisti që ka rikuperuar më shumë topa.

Sipas të dhënave zyrtare nga Seria A, Ramadani është lojtari i cili ka rikuperuar më shumë topin në këto javë të para të kampionatit, plot 60 herë, duke ”i lënë targën” emrave të njohur të tjerë të elitës së futbollit italian.

I dyti është Lobotka i Napolit, me 49 rikuperime topi, e më pas Anguisa po i të njëjtës skuadër me 45 të tillë. të dy shumë larg mesfushorit shqiptar i cili për momentin duket se ka krijuar një distancë shumë të madhe me ndjekësit e tij.

Në të gjithë sezonin e kaluar, Ramadani rikuperoi 223 herë topin, duke qenë lojtari i katër më i mirë i Serisë A në këtë statistikë.

Read Entire Article